KreuStil Jetese

Recetë/Sallatë e kuqe me djathë dhie

Recetë/Sallatë e kuqe me djathë dhie

Sallatë e kuqe me djathë dhie
Përbërësit: 2 rrepa, lakër e kuqe, vaj ulliri, verë e kuqe, 1 lugë mustardë, 250 g djathë dhie, 2 shegë, 1 panxhar, qepë e kuqe, kripë dhe piper.
Përgatitja: Qëroni qepët dhe grijini imët, pastaj zhytini në një enë me ujë dhe akull për gjysmë ore. Ndërkohë, pastroni panxharin dhe piqeni në furrë për 10 minuta, duke e spërkatur me kripë, piper dhe vaj ulliri. Lakrën e kuqe pastrojeni dhe priteni në fije për sallatë. Rrepat pritini hollë dhe bashkojini në një sallatiere. Pastroni shegën dhe hiqni mënjanë farat. Kulloni qepët dhe thajini.


Më pas në një kavanoz hidhni 2 lugë vaj ulliri, 1 lugë uthull, mustardën, kripën dhe piperin. Mbyllni kavanozin me kapak dhe tundeni fort duke krijuar një salcë kremoze.
Shërbejini të gjithë përbërësit në një tas, shtoni farat e shegës dhe në fund hidhni djathin e dhisë, në feta ose duke e thërrmuar. Shtoni sipër salcën dhe sallata është gati.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF