KreuStil Jetese

Postimi i të dashurit të Zendaya-s për veshjen e saj, i “shkriu” zemrat të gjithëve! 

Postimi i të dashurit të Zendaya-s për veshjen e saj, i

Ata njihen për faktin se kanë ruajtur një profil të ulët në rrjetet sociale për lidhjen e tyre. Por së fundi, Tom Holland ndau një postim të rrallë për  marrëdhënien e tij me Zendaya teksa “shpërtheu” në ëmbëlsi me komentet mbi look-un e saj tek NAACP Image Awards.  

Me sa duket, partneri i saj e pëlqeu shumë foton e 26 vjecares me fustanin e zi me jeshile, dhe nuk ngurroi t`i bashkohej “detit” të admiruesve të aktores duke vendosur tre emoji me sytë në formë zemre në foton e postuar prej saj.  

Edhe pse mund të duket një gjest i vogël, ai bëri që fansat “të tërboheshin”, dhe rreth 400 prej tyre nxituan t’i përgjigjeshin komentit pasi vunë re “ndërveprimin” e rrallë. 

“AWWW” shkroi një prej tyre. “Ju të dy jeni njerëzit e mi më të preferuar”, thoshte një tjetër, ndërsa disa prej ndhekësve e përshkruan tomin si burrin “më me fat të botës” për shkak të lidhjes së tij me Zendayan. 

Dyshja, të cilët konfirmuan romancën e tyre në vitin 2021 pas pesë vitesh “thashetheme”, ndajnë shumë rrallë në rrjetet sociale foto së bashku ose duke ndërvepruar me postimet e njëri-tjetrit. Zendaya iu bashkua një mori yjesh për ndarjen e çmimeve atë mbrëmje, e cila u organizua nga Mbretëresha Latifah për të nderuar përfaqësimet dhe arritjet e jashtëzakonshme të njerëzve me ngjyrë në filma, televizion, muzikë dhe letërsi për vitin e kaluar. Vetëm një ditë më vonë, aktorja u shfaq në edicionin e 29-të të Screen Actors Guild Awards me një pamje po aq të bujshme.  

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF