KreuStil Jetese

Shakaja e hidhur e psikologes, bashkëshorti nis e qan në studio!

Shakaja e hidhur e psikologes, bashkëshorti nis e qan në studio!

Psikologia Denata Toçe vendosi t`i bëjë një shaka të vogël në studio  bashkëshortit të saj, Arben Skënderit, por gjërat nuk shkuan tamam sic i kishte menduar ajo. E ftuar në Top Channel, teksa ishin duke folur për jetën e tyre dhe dëshirën për të pasur një fëmijë tjetër mundësisht vajzë, i tha se është shtatzënë dhe se këtë lajm e kishte kuptuar së fundmi. I shoqi u shtang nga lajmi i drejtpërdrejtë aty, dhe nuk i mbajti dot lotët.

Denata: Unë e di që ti ke pritur shumë kohë që të kesh një vajzë, po të të them që unë jam shtatzënë?

Arbeni: Fantastike, një në dy është ajo, një shans është ta kem një gocë, ku i dihet.

Denata: Domethënë je gati ti?

Arbeni: Po jam gati.

“Je okay domethënë, je i lumtur”, e pyet moderatoria ndërsa Arbeni dukej paksa i hutuar.

“Totalisht”, përgjigjet ai.

“E mora vesh sot, jam shtatzënë!”, ishte kjo fjalia e Denatës që e bëri Arbenin të mos i mbajë dot lotët. Ajo më pas i kërkoi falje dhe i tregoi të vërtetën duke thënë se ishte një shaka në bashkëpunim me produksionin.

“Është një ndër gjërat që ai ka merak. Nuk është vajza në vetvete. Beni i adhuron kalamajtë. Ne po të kishim pasur mundësi, ma kujton përherë atë dyvjeçarin: ‘Më ke humbur dy vite kohë’. Ato dy vite kohë do kishim pasur një vogëlush më tepër. Pak rëndësi ka është djalë apo vajzë, Beni është shumë i lidhur me fëmijët”, tha ajo. Ndërsa ai shpjegoi se “kalon kohë me ta dhe i konsideron një ndër investimet më të bukura që bën çdokush”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF