Luiz Ejlli e ndryshoi të gjithë këndvështrimin e publikut ndaj figurës së tij brenda BBV kur pohoi, e më pas mohoi se vuante nga një sëmundje e rëndë. Njerëz pranë tij megjithatë kanë lënë të kuptohet se ai ka një problem shëndetësor të trashëguar, por asnjëherë nuk është e qartë se cfarë është saktësisht.
Mbrëmjen e djeshme sakaq , teksa të gjithë ndodheshin në oborr duke u argëtuar në mbrëmjen e organizuar fillimisht për vajzat, Luizi u tërhoq në dhomën e gjumit.Sipas iconstyle.com, atje ai filloi të dridhej, ndërsa Nita Latifi e pa dhe iu afrua, duke u interesuar për gjendjen e tij. Për të mos alarmuar të tjerët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit. Ndonëse e gjithë kjo situatë nuk u pasqyrua në kamera, sërish disa biseda midis banorëve kanë lënë të kuptohet se në shtëpinë e “BBV” mbrëmë ka shkuar edhe një mjek.
Kjo gjë është dëgjuar të thuhet nga Maestro, ndërsa Kiara i ka kërkuar të mos e diskutojë si çështje, ndërsa moderatorja pastaj në një bisedë me Ermionën, ka pohuar se këngëtarit i nevojiten disa ilaçe specifike.
Pasi Luizi rrëfeu disa javë më parë se vuante nga një sëmundje e rrallë, produksioni i dha atij mundësinë të kryente të gjitha ekzaminimet gjatë “Prime-it”.