KreuArt

“Gëzuar ditëlindjen, princeshë”, Endrik Beba bën dedikimin e ëmbël për partneren e tij!

“Gëzuar ditëlindjen, princeshë”, Endrik Beba bën

Endrik Beba, vokalisti i “Urban Band”, prej disa muajsh ka bërë publike historinë e tij të dashurisë me Klea Likan dhe duket se gjërat mes tyre po shkojnë më së miri. Së fundmi Klea ka festuar ditëlindjen, dhe në këtë ditë të shënuar nuk ka munduar urimi i mbushur me fjalë zemre nga partneri i saj.

“Gëzuar ditëlindjen princeshë ❤Të dua”, ka shkruar këngëtari teksa ka ndarë dy fotografi nga festa e bukur e ditëlindjes. Endrik Beba në një intervistë të dhënë për “Bordo” pak javë më parë ka folur për marrëdhënien me Klean dhe theksoi se ndihet me fat që ka gjetur një partnere që e ka shoqen më të mirë. “Klea është një person që nuk e do botën e shoëbizin. Nuk e ka dashur kurrë. Por është një ndër përkrahjet më të mëdha që kam në muzikë. Dhe ky është një faktor kyç. Po nuk pate përkrahjen e partnerit tënd për të bërë art gjithçka bëhet e vështirë. Ndihem me fat që kam gjetur një partnere, të cilën e kam dhe shoqen time më të mirë”.

Ndërkohë i pyetur për planet e afërta që ata kanë së bashku, ai tha, “Ne nuk bëjmë plane. S’kemi bërë kurrë. Momentalisht jemi të fokusuar në të arriturit ‘target’ që kemi së bashku. Jemi shtysë shumë e madhe për njëri-tjetrin”.

Kujtojmë që Endriku është baba i një djali 6 vjeç nga një marrëdhënia që ka patur më herët. “Liam është dashuria më e madhe që kam në të gjithë universin. Është djali im, vëllai im dhe shoku im. Duhet ta pranoj që e llastoj pak. Unë me Liamin flasim çdo gjë së bashku. Jemi të dy tifozë në futboll. Ai më tepër për faktin që do të më përkrahë mua. Jemi ekip në shumë lojëra virtuale dhe kalojmë shumë kohë duke luajtur bashkë. Dua të jem baba sa më ideal për tim bir. Di të them që unë jam shumë me fat që kam një fëmijë si Liam”, u shpreh ai për “Bordo”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF