KreuArt

“Më dërgoni bekimin tuaj”, Alketa Vejsiu do të sjellë në ekran një nga programet e Costanzos!

“Më dërgoni bekimin tuaj”, Alketa Vejsiu do të

Pak ditë më parë legjenda e televizionit italian Maurizio Costanzo ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare. Homazhet për të kanë qenë të shumta jo vetëm në televizionet italiane, por edhe në ato shqiptare, pasi Costanzo është një figurë shumë e dashur dhe një model frymëzimi për këdo që e kishte ndjekur qoftë edhe një herë të vetme.

Së fundmi moderatoja e njohur Alketa Vejsiu teksa ka bërë një postim në rrjetin e saj social Instagram në nder të Maurizio Costanzo, ka dhënë edhe një lajm për të gjithë ndjekësit e saj. Ajo zbulon se shumë shpejt do të sjellë në Shqipëri formatin “L’intervista”, i krijuar dhe realizuar nga Costanza.

“U prefsh në paqe mjeshtër i madh i gazetarisë italiane! Që andej më dërgoni bekimin tuaj sepse formati “L’intervista” i krijuar dhe realizuar nga ju, do ta sjell së shpejti në Shqipëri! Dhe do të jem krenare që si studente do të përpiqem të bëj më të mirën për të ecur në gjurmët tuaja… Faleminderit! Jeni një qiri që nuk do të shuhet kurrë! Shumë shpejt do të drejtoj në Klan, një cikël intervistash të frymëzuara nga formati i drejtuar nga Maurizio Costanzo!”, ka shkruar Vejsiu në postimin e saj. 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Kujtojmë që dy ditë më parë Alketa Vejsiu konfirmoi se do të sjellë gjithashtu në televizionin Klan programin “Amici”, dhe mesa duket projektet e moderatores qenkan të mëdha.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhe më pas të shijojmë projektet e radhës të dyshes Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, të cilat asnjëherë nuk zhgënjejnë..

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF