KreuBordo Men

FOTO/ Aurela Hoxha prezanton koleksionin e ri në “Java e Modës në Paris”!

FOTO/ Aurela Hoxha prezanton koleksionin e ri në “Java e Modës

Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, ka prezantuar koleksionin e saj të ri të “Aurela Hoxha Brand” në “Java e Modës në Paris”. Modelja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente të bukura nga sfilata, teksa e ka shoqëruar postimin me një mbishkrim, 

“PFW!  “Little Aurela (Aurela e vogël)” sot realizova ëndrrat dhe dëshirat tuaja. Jam shumë e lumtur t’ju prezantoj koleksionin tim të ri i cili është bërë me shumë dashuri dhe përkushtim!”.

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela)

Kjo është herë e dytë që modelja merr pjesë me markën e saj në “Javën e Modës në Paris”.  “Më 7 Mars ishte debutimi im i parë i @aurelahoxhabrand në Javën e Modës në Paris. Shumë e lumtur dhe mirënjohëse për të gjithë ata që bënë kaq shumë punë dhe përpjekje për të realizuar këtë magji”, shkroi Hoxha asokohe përkrah fotografive dhe videove që shpërndau nga sfilata.

Kujtojmë që modelja prej kohësh është zhvendosur dhe po jeton në Barcelonë së bashku me partnerin e saj, biznesmenin nga Miloti. Ata janë bërë prindër të dy fëmijëve, të një djali dhe të një vajze.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF