KreuStil Jetese

Ndahet nga jeta aktori Tom Sizemore!

Aktori i njohur Tom Sizemore ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare. Ai u bë i njohur për interpretimet e tij në filma si; Saving Private Ryan, Heat dhe Black Hawk Down. Përfaqësuesi i Sizemore, Charles Lago, tha për TMZ,  “Me pikëllim  më duhet të njoftoj se aktori Tom Sizemore vdiq i qetë në gjumë sot në Spitalin St Joseph’s Burbank. Vëllai i tij Paul dhe djemtë binjakë Jayden dhe Jagger ishin pranë tij”

Vdekja e aktorit vjen gati dy javë pasi ai u rrëzua në shtëpinë e tij në Los Angeles më 18 shkurt dhe u shtrua në spital me një aneurizëm në tru, e cila ndodhi si pasojë e një goditjeje. Ai mbeti i shtruar në gjendje kome. Menaxheri i Sizemore zbuloi në një deklaratë se mjekët rekomanduan një vendim për fundin e jetës pasi zbuluan se nuk kishte “shpresë të mëtejshme”.

“Familja tani është duke vendosur çështjet e fundit të jetës dhe një deklaratë e mëtejshme do të lëshohet të mërkurën”, thuhet në deklaratë.

“Ne kërkojmë privatësi për familjen e tij gjatë kësaj kohe të vështirë. Ata dëshirojnë të falënderojnë të gjithë për mbështetjet dhe lutjet që janë marrë. Kjo ka qenë një kohë e vështirë për ta”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF