KreuStil Jetese

Jennifer Lopez përgjigjet pasi u akuzua për Botox!

Jennifer Lopez përgjigjet pasi u akuzua për Botox!

Jennifer Lopez ka qenë gjithmonë e njohur për pamjen rrezatuese, por së fundmi ajo ka qenë në shënjestër të kritikave sepse disa njerëz hodhën akuza se ajo abuzonte me Botox. Në përgjigje të kësaj situate, diva e muzikës vendosi të mos heshtë dhe iu përgjigj komenteve negative që mori.

Në emisionin ‘El gordo y la flaca’, drejtuesit treguan një moment të tensionuar që përjetoi JLo me një ndjekës i cili i tha se dukej qartë se kishte botoks në fytyrë. “Një ndjekës guxoi t’i thoshte se kishte bërë shumë botox dhe Jennifer Lopez iu përgjigj shpejt duke i thënë se ajo ka thënë miliona herë se kjo është fytyra e saj dhe se nuk ka bërë kurrë botox apo operacion”, tha një nga prezantueset.

Jennifer Lopez ha shëndetshëm dhe dieta e saj përbëhet nga proteina me cilësi të lartë dhe ushqime të freskëta dhe organike të pasura me lëndë ushqyese, zbuloi Karina Banda. Ajo konsumon vetëm 1400 kalori në ditë.

Të qenit kaq e disiplinuar në dietën e saj e ka bërë JLo të duket e mrekullueshme në moshën 53-vjeçare. Përveçse ushqehet mirë, këngëtarja edhe stërvitet dhe një pjesë të madhe të jetës i ka kushtuar kërcimit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF