KreuStil Jetese

Shkoi me kamion në Angli, shqiptarja në listën e “Forbes” si ndër sipërmarrëset më të suksesshme në Europë!

Shkoi me kamion në Angli, shqiptarja në listën e

Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar së fundmi listën e 30 sipërmarrësve më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç për Europën. Ajo që bije në sy është shqiptarja Kristiana Çela ose e njohur si Krissy Çela, e cila është renditur si një nga sipërmarrëset e këtij viti.

“Nga postimi i ushtrimeve në internet, Krissy Cela numëron sot 3.1 milionë ndjekës në Instagram. Emigrantja shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjimnazisti Jack Bullimore bënë biznes në vitin 2017: aplikacioni i tyre i fitnesit dhe ushqimit “EvolveYou” me fokus femrat, plus linjën e veshjeve të gjimnastikës Cela Oner Active, gjenerojnë të ardhura vjetore që tejkalojnë 34 milionë dollarë. Aplikacioni numëron 80 000 abonentë aktivë mujorë”, shkruan Forbes.

Vetë Kristiana ka shkruar një mesazh falënderimi për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka treguar edhe historinë e saj frymëzuese.  “Së pari, ju faleminderit, pa dyshim që kjo nuk do të ishte e mundur kurrë pa mbështetjen tuaj. Me mbështetjen tuaj ju më ndihmoni të ndihmoj të tjerët dhe për këtë jam e bekuar që ju kam pranë. Disa prej jush mund ta dinë dhe të tjerët mund të mos e dinë, por kjo nuk ndodhi brenda natës.

Unë jam një refugjate femër që kam emigruar në Britaninë e Madhe nga Shqipëria në pjesën e pasme të një kamioni me banane me familjen time mbi 20 vjet më parë. Falënderoj çdo ditë prindërit e mi që morën rrezikun më të madh të jetës së tyre për të më dhënë mundësinë dhe privilegjin që edhe të mund të bëj atë që bëj sot. Ju dua te dyve”, ka shkruar Çela.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF