KreuStil Jetese

Tmerr në Sauk, makina bie nga mbikalimi mbi automjetin poshtë: Vdesin 2 vajza!

Tmerr në Sauk, makina bie nga mbikalimi mbi automjetin poshtë: Vdesin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e Re në Tiranë, tek mbikalimi i Saukut. Burime nga policia bëjnë me dije se një automjet që dyshohet se vinte me shpejtësi nga Unaza Lindore, ka rënë nga mbikalimi, duke çarë bordurat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:05 kur drejtuesi i mjetit Q. K., ndërsa lëvizte në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rreth-rrotullimi i TEG-ut dhe ka humbur kontrollin. Pasi ka rënë në pjesën e poshtme të aksit, ka përfunduar mbi kofanon e një makine që po udhëtonte në korsinë e saj. Policia ka konfirmuar se 2 shtetase kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë plagosur, të gjithë nga makina që ka rënë nga mbikalimi.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital.

Njoftimi i policise:

Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve në spital, do të keni njoftim në vijim.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF