KreuStil Jetese

Adidas shënon humbje historike! Këto janë arsyet!

Adidas shënon humbje historike! Këto janë arsyet!

Efektet e pandemisë, së bashku me më shumë faktorë gjeopolitikë, kanë bërë që bota të kthehet në një recesion ekonomik që ka bërë kërdi si në familje ashtu edhe në kompani të mëdha. Adidas nuk i ka shpëtuar përpjekjeve dhe paraqet humbje miliona dollarësh jo vetëm për arsyet e lartpërmendura, por për prishjen e lidhjeve me Kanye West dhe linjën e tij të atleteve ‘Yeezy’.

Këto atlete ishin një burim i madh të ardhurash për markën sportive gjermane, pasi ato përbënin një total prej 10 për qind të të ardhurave. Shpërthimet e fundit të Kanye West ishin shkas për prishjen e kontratës me Adidas dhe kompania parashikoi që të ardhurat e saj neto do të reduktoheshin me 250 milionë dollarë në vetëm dy muaj.

Bjorn Gulden, CEO i fundit i Adidas, dha një shifër mbi humbjet që marka gjermane kishte bërë vitet e fundit. Në vitin 2022, Adidas kishte një fitim neto prej 612 milionë euro. E vërteta është se ishte 71.1 për qind më pak se në 2021.

Kjo për shkak se shpenzimet u rritën në krahasim me një vit më parë për shkak të inflacionit dhe efekteve që vazhdojnë ende nga pandemia. Kësaj iu shtua edhe lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, për të cilën Adidas-it iu desh të ndërpriste të gjitha lidhjet me vendin e kryesuar nga Vladimir Putin, që kapte një total prej 59 milionë eurosh.

Në vitin 2023 humbjet do të jenë edhe më të rënda, pasi drejtuesit e Adidas vlerësojnë se këto do të jenë 700 milionë euro. Nga totali, 500 milionë do të jenë pasojë e ndarjes me Kanye West, që do të thotë viti i parë në tre dekada me humbje për Adidas.

Në ekuacion hyn edhe Kina, pasi politika ‘covid zero’ e propozuar nga Pekini, së bashku me tarifat e vendosura nga Xi Jinping për produktet e importuara, kanë shkaktuar një ulje të shitjeve të Adidas atje.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF