KreuStil Jetese

EKSKLUZIVE/ Zbulohet prezantuesja e re e “Piranjave”!

EKSKLUZIVE/ Zbulohet prezantuesja e re e “Piranjave”!

Programi “Piranjat” është gati të nisë sezonin e tij të dytë mbrëmjen e kësaj të premte, në orën 20:45. Lajmin e ka dhënë vetë Flori disa ditë më parë me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram. “Nga data 10 mars, bashkë me pranverën, rikthehet PIRANJAT!!! Hmhmhm”, ka shkuar ai përkrah promos.

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Flori bën me dije se këtë sezon jo vetëm do të jetë në një tjetër televizion, por përkrah tij nuk do të jetë as këngëtarja Arilena Ara. Ai ka postuar edhe një foto, ku bashkëprezantuesja e programit është me shpinë, duke mos ia zbuluar portretin.  Burime pranë “Bordo” kanë mësuar se në krah të aktorit do të jetë modelja e njohur Cindy Marina.

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Cindy Marina, vajza e kopertinës së “Bordo”, është gati për këtë eksperiencë të re në të cilën jemi të bindur që do ta shkëlqejë dhe do ta realizojë më së miri sikurse ka treguar në të gjitha projektet që ka realizuar deri më tani.

Kujtojmë që programi “Piranjat” sezonin e parë transmetohej në Vizion Plus dhe krah Flor Binaj ishte këngëtarja Arilena Ara.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF