KreuStil Jetese

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar! Arsyeja?

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar! Arsyeja?

Kreu i WhatsApp Ëill Cathcart ka paralajmëruar se ky aplikacion mund të ndalojë së funksionuari në Mbretërinë e Bashkuar. Shkak për këtë mund të bëhet projektligji i autoriteteve britanike për sigurinë në internet. Bëhet fjalë për modalitetin “end to end” për bisedat e enkriptuara, të cilën WhatsApp e aplikon për përmbajtjen e mesazheve.

Ky modalitet bën të mundur që mesazhet i shikojnë vetëm bashkëbiseduesit, madje edhe vetë rrjeti social nuk ka akses në këto biseda për shkak të funksionalitetit të enkriptuar. Por autoritetet britanike po shqyrtojnë mundësinë që në Mbretërinë e Bashkuar enkriptimi i bisedave të mos lejohet në asnjë aplikacion për shkak se mund të ketë përmbajtje të paligjshme të cilat duhet të kalojnë në filtrin e autoriteteve.

Nëse qeveria britanike e detyron rrjetin social që ta heqë këtë modalitet, atëherë WhatsApp do të shqyrtojë mundësinë që të mos ofrojë shërbimin në Mbretërinë e Bashkuar pasi nuk pranon këtë kusht.

WhatsApp mbron politikën e vet për bisedat e enkriptuara duke argumentuar se është e drejtë e përdoruesve që të kenë komunikim privat, të bisedojnë lirshëm dhe të mos jenë “nën skaner”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF