KreuStil Jetese

“Është e jashtëzakonshme”, Kristina Baki flet për miqësinë me Dua Lipën!

“Është e jashtëzakonshme”, Kristina Baki flet

Modelja e njohur Kristina Baki ka qenë e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” këtë të premte, ku ndër të tjera ka folur për marrëdhënien e saj me këngëtaren me famë botërore, Dua Lipën. Modelja është parë disa herë me të në rrjete sociale nëpërmjet fotove të ndryshme që postonin, ku dukshëm binte në sy miqësia mes tyre.

E pyetur në lidhje me këtë miqësia, modelja tha,  “Unë e kam shoqe Dua Lipën dhe jam shumë e lumtur për këtë gjë. Në fillimet e saj të karrierës unë kam qenë fanse e muzikës së saj. Jemi njohur te pushimet e verës sepse i bëmë te i njëjti resort. Është një vajzë e jashtëzakonshme, kombinimi perfekt i talentit dhe punës”.

Përveç rrëfimit që bëri për jetën e saj, modelja dhe edhe një mesazh të rëndësishëm për vetëbesimin dhe dashurinë për veten. “Dua t’i them të gjitha vajzave të reja, që s’janë perfekte vajzat e Instagramit. Na pëlqen të editojmë foto po s’duhet të harrojmë natyralitetin dhe ta pranojmë veten ashtu siç jemi.

Ne mundohemi nga aplikacionet dhe make up i tepërt dhe harrojmë ta pranojmë veten ashtu si jemi dhe me defektet tona”, u shpreh modelja.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF