KreuStil Jetese

“Ai nuk është shok i ish-bashkëshortit tim”, reagimi i Arjolës pas deklaratave të Luizit!

“Ai nuk është shok i ish-bashkëshortit tim”, reagimi

Arjola Demiri ka reaguar pas deklaratave të Luizit në “BBV”. Banori është shprehur se ajo  qenë një lojtare fallco përgjatë gjithë kohës që ka qëndruar në “Big Brother VIP 1” dhe se në lojë ka përdorur fëmijët. Ai tha se e njeh ish-bashkëshortin e aktores dhe se fëmijëve të saj nuk u ka munguar asgjë.

Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është më se normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”- tha Luizi.

Arjola në një intervistë në “Fan Club”, është shprehur se deklarata e tij se e donte shtëpinë për vete jo për fëmijët ishte e ulët. Teksa shtoi se Luizi nuk e njeh ish-bashkëshortin e saj.

“E ndiqja. Luizi (personi që i menaxhon faqen) më ndiqte që në fillim. Unë kam qenë me Maestron sepse e njoh që në studimet e larta. Duke parë shoqërinë time që e duan shumë Luizin, bëra një postim nga SHBA për Luizin. Një ditë më mbrapa pashë se Luizi kishte thënë se ishte banorja më e shtirur e BBVA1 dhe shkas ishte bërë edhe shtëpia. Se nuk e doja shtëpinë për fëmijët por për vete. E gjej pak të ulët. Nuk më bën sens. Unë nuk kam kërkuar shtëpi, por kam thënë se çmimin e dua për shtëpi. Ai nuk është shok i ish-bashkëshortit tim.”-tha Arjola.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF