KreuStil Jetese

Khloe Kardashian në lidhje të re dashurie! 

Khloe Kardashian në lidhje të re dashurie! 

Khloe Kardashian është parë duke u larguar dorë për dore me muzikantin e njohur të “XO”, Stix, i cili ka punuar me disa nga artistët më të suksesshëm, në festën e 40-vjetorit të Malika Haqq, në Los Angeles.

I ftuar në festë ishte edhe ish-partneri i saj, Tristan Thompson, me të cilin Khloe ka dy fëmijë.Themeluesja e “Good American” ishte e veshur një fustan argjendi plot shkëlqim ndërsa doli nga një autormjet vetëm pak çaste para se të vinte Tristan.

Ish i dashuri i saj, me të cilin ajo ka vajzën True dhe një djalë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte veshur një xhaketë lëkure dhe pantallona Të dy u panë duke shkuar dhe duke u larguar të ndarë nga njëri-tjetri në festë, ndërsa Khloe u pa duke u larguar dorë për dore me me një tjetër të ftuar, Stix, i cili po përflitet si partneri i saj i ri.

Ndërsa ende nuk dihet nëse Khloe ka nisur një romancë me muzikantin, fansat e saj janë shprehur të lumtur nëse ylli i “Tha Kardashians” ka lënë përfundimisht pas historinë me Tristan Thompson!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF