KreuStil Jetese

Yjet e Hollivudit që e kanë të ndaluar pjesëmarrjen në Oscars:

Yjet e Hollivudit që e kanë të ndaluar  pjesëmarrjen në

Ceremonia e 95-të e çmimeve Oscars do të zhvillohet në Teatrin Dolby në Los Angeles.

Oscars këtë vit do të bashkojë yjet më të shquar në industrinë e aktrimit, megjithatë marrja pjesë në këtë ceremoni nuk është garanci për çdo personazh të famshëm të Hollywoodit.

Në të kaluarën, disa emra të mëdhenj e gjetën veten të ndaluar të marrin pjesë në Oscars. Will Smith është më i fundit. Aktori goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë Oscars, pasi ai bëri shaka për gruan e Will, Jada Pinkett Smith. Çmimet Oscar njoftuan menjëherë se Will nuk do lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje të organizuar nga Akademia për dhjetë vitet e ardhshme.

Richard Gere u ndalua për 20 vjet. Në vitin 1993, Richard denoncoi qeverinë kineze gjatë paraqitjes së tij në Oscars, ku ai duhej të prezantonte vetëm cmimin për Regjinë Artistike. Aktori shprehu zhgënjimin e tij për konfliktin e vazhdueshëm të Kinës me Tibetin dhe sugjeroi që Kina të tërheqë trupat e saj dhe të lejojë Tibetin të jetë i pavarur. Akademia e konsideroi këtë deklaratë shumë të diskutueshme dhe e ndaloi të merrte pjesë në Oscar për dy dekada.

Carmine Caridi, aktori i The Godfather Part II, u bë personi i parë që u përjashtua fare nga Akademia. Në vitin 2004, ai u kap duke prodhuar kopje të ekraneve paraprake të filmave të nominuar. FBI e hetoi aktorin pasi u zbuluan se kopjet e The Last Samurai, Mystic River dhe Master and Commander: The Larg Side of the World ishin gjurmuar tek ai.

Bill Cosby u ndalua pas akuzave për sulm se*sual, ndërsa regjisori Roman Polanski u përjashtua në vitin 2018 pasi ai u akuzua për abuzimiin e një vajze 13-vjeçare. Harvey Weinstein u ndaluanë 2017 pasi u akuzua për  sulm se*sual.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF