KreuStil Jetese

“Do t`heq kokën e vajzës”: Fjolla Morina tregon për herë të parë sherret me Fisnik Sylën!

“Do t`heq kokën e vajzës”: Fjolla Morina tregon për

Fjolla Morina ka folur për herë të parë në mediat sot për ngjarjet e fundit dhe përplasjet me ish-bashkëshortin e saj Fisnik Syla. Në një lidhje skype për Top Channel, Fjolla tregoi me detaje se çfarë ka ndodhur.

“Nuk mund të flas gjithçka këtu se do më bëjë dëm për hetimin, se më duhen për Gjykatë. E s’dua të gaboj, dua ta bëj çdo gjë me Drejtësi. Pistoleta ishte e Fisnikut, jo e imja. Unë si femër kam menduar të kem një jetë normale me dikë, dhe nuk kam pas informata lidhur me të. Ky atë natë më ka marrë hajde shkojmë në Shqipëri, nuk e kuptova pse e bëri, kuptova që kishte diçka që s’shkonte. Ai më ka thënë që është deputet në Belgjikë dhe pistoletën e kam me leje. Nuk kam ditur asnjë send, veç më ka mbetur pistoleta në çantë dhe hëngra dënim,” tha Fjolla.

Ti e more përsipër që pistoleta ishte e jotja?

“Po, sepse ai më bëri për budalle, e unë i thashë po. Rashë pre e tij. Ai ma kërkoi këtë, kur ishim në makinë, ai ma futi në çantë. Ai më ka mbajtur me diktaturë që mos dilte e vërteta. Unë jam ballafaquar, ai e bëri me plan. Më largoi nga Kukësi, më çoi në Maldive dhe më thoshte të nxirrja foto herë pas here. E bëri me qëllim. Ai më thoshte nxirr foto në Instagram, që të dilte i pastër. Mashtrimet i ka bërë me një arsye të vetën. Nëse ka Drejtësi, kjo arsye do dalë,” tregoi Fjolla.

“Kam pasur kërcënime: kemi për ta heq kokën e vajzës. Unë vendin do ja tregoj atij se ku e ka,” tha këngëtarja.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF