KreuStil Jetese

Luizi sëmurë, Kiara tregohet indiferente: Ik pi ilaç dhe mblidh mendjen

Luizi sëmurë, Kiara tregohet indiferente: Ik pi ilaç dhe mblidh

Luiz Ejlli ka dy ditë që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe këto shqetësime i ka ndarë me disa nga banorët, duke u shprehur që ka dhimbje të vazhdueshme koke. Luizit i ka qëndruar pranë aktorja Olta Gixhari, partnerja e tij në lojën ‘siameze’, e cila detyron banorët që të qëndrojnë si një person i vetëm, brenda një bluze.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është fakti që Kiara Tito nuk është afruar pranë të dashurit të saj për ta pyetur në është mirë apo nëse ka nevojë për diçka. Kjo u vu re edhe nga Gixhari, e cila herë pas here e vuri në dukje.

Aktroja provokoi dyshen duke krijuar kështu një përçarje mes tyre. Teksa Luizi e pyeti Kiarën se përse nuk është afruar për t’u kujdesur për të, moderatorja me indiferencë tha se ai kështu bën gjithmonë.

Së fundmi Olta pyeti Kiarën se çfarë do të bëjë pasi loja të përfundojë, duke nënkuptuar se Luizi do të jetë prekur nga mungesa e vëmendjes. Kiara tha se thjesht do të përqafojë dhe puthë, duke sjellë marrëdhënien e tyre ashtu siç ka qenë më parë.

Moderatorja duket e lodhur nga gjendja e Luizit dhe nuk ka nguruar t’i kthehet ashpër, “Ke një ditë që të dhemb koka. Ik pi një ilaç dhe mblidh mendjen”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF