KreuStil Jetese

Çfarë di Luizi? “Do shkoj deri në finale, por nuk do të fitoj”!

Çfarë di Luizi? “Do shkoj deri në finale, por nuk do

Pavarësisht mbështetjes së madhe që gëzon jashtë BBV, e që ai, me siguri nuk e di me saktësi, Luiz Ejlli është i bindur se ai nuk do të jetë fituesi i ‘Big Brother VIP’.

Nuk është hera e parë që këngëtari e thotë një gjë të tillë, por ai shfaqet gjithmonë e më i bindur për rezultatin, dhe së fundi, por e përsërit shpesh. Ndonëse gëzon popullaritet të mëdha, Luizi vazhdimisht ndan shqetësimin duke nënkuptuar se fitorja nuk varet nga ai.

Në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, Luizi tha: “Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ia jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabim timin, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë.”

Luizi nuk e mbylli me kaq këtë diskutim, pasi duke folur me Kiarën në dhomën e gjumit, u shpreh sërish se nuk do të fitojë. “Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shlojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”– u shpreh ai, teksa Kiara iu përgjigj duke thënë: Po të dish ta menaxhosh edhe e fiton. Duhet të menaxhosh këtë pjesën e tepricës, të tregosh atë anën njerëzore. Nuk e di se sa do ia arrish”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF