KreuStil Jetese

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve për këtë javë!

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve për këtë javë!

Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar këtë të hënë te “Rudina” në televizionin Klan dhe ka bërë parashikimin e yjeve për këtë javë. “Është një javë neptuniane, ç’do të thotë kjo? Që planeti do të ndikojë fuqishëm është Neptuni, pra Poseidoni. Karakteristikat e Poseidonit ju e dini që ka fantazi, por është edhe pak e mjegullt, e paqartë. Do të mbizotërojë pak paqartësia, mjegulla në marrëdhëniet tona sepse është javë e ndikuar nga Poseidoni. Ndikimet më të fuqishme do t’i kenë shenjat e kryqit të lëvizshëm që janë Peshqit, Virgjëreshat, Binjakët dhe Shigjetarët sepse do të bëhet një lidhje midis Marsit në Binjak dhe Neptunit në Peshk dhe që nga sot pasdite fillon një ndikim i fuqishëm Neptun-Mars”, tha ajo.

Dashi – 3 yje

Duhet t’i shikojnë me qetësi këto 3 yje sepse Marsi në Binjak bën një katërkëndësh me Neputnin në Peshk dhe planet e projektet e tyre mund të dalin jashtë kontrollit sepse është mjegull. Afërdita do të jetë edhe këtë javë në shenjën e tyre. Në datën 17 ajo shkon në Dem dhe u jep një favorizim ekonomik.

Demi – 4 yje

Megjithëse është një javë neptuniane dhe e mjegullt dhe Demi nuk e do shumë mjegullën, hyn Afërdita në shenjën e tyre në datën 17 dhe kjo u jep sharm, qetësi, para, dashuri dhe e ëmbëlson shenjën e Demit. Mos të harrojmë që edhe shenja e Peshqve ku ndodhet Neptuni është shoqërore me Demin, por kemi disa shpenzime në fillim të javës.

Binjakët – 1 yll

Marsi në Binjak bën një katërkëndësh me Neputnin në Peshk. Kjo është java më… jo fatale në kuptimin e keq, por zhgënjyese në lidhje me karrierën, jetën personale dhe iniciativat që do marrin. Kujdes sepse aty ku mendoni se ishit në krye mund të kenë një rrokullisje dhe të zhyten në ujëra të paqarta, sidomos në lidhje me karrierën.

Gaforrja – 3 yje

Përveç një prapaskene në lidhje me shoqërinë dhe çështje ligjore që do shikojnë me kujdes ata që kanë probleme, të gjitha të tjerat i kanë mirë. Pas datës 17 Afërdita në Dem u sjell siguri, garanci në investime, në çështje ekonomike por kujdes prapaskenat në punë, shëndet e ligj.

Luani – 2 yje

Me Afërditën në Dem nuk do i kenë punët shumë mirë në çështjet me karrierën. Megjithëse do kenë shumë sharm e do bien në sy, por duhet të investojnë më shumë për ikonën e tyre dhe të merren me gjëra të bukura. Kujdes këto ditë se kanë prapaskena të çuditshme për sa i përket punës dhe ekonomisë.

Virgjëresha – 5 yje

Afërdita hyn në shenjën e Demit në datën 17 dhe fillojnë rikuperojnë gjithë humbjet që kanë pasur këtë  periudhë dhe stresin e akumuluar. Do kenë edhe pak stres këto ditët e para, sidomos në lidhje me punët  që kanë të bëjnë me shtetin dhe dokumentacionet.

Peshorja – 4 yje

Do marrin para dhe do shijojnë një natë ose fundjavë shumë romantike duke filluar nga data 17. Deri atëherë duhet të kenë kujdes sepse i pret një ndarje nga një marrëdhënie toksike por që është mirë të ndahen, megjithëse nuk janë kushtet e favorshme për të marrë vendime, por Peshoret do tëmarrin vendim ndarjeje.

Akrepi – 3 yje

Kanë ca debate, pak nerv në fillim të javës, kanë shpenzime dhe u duket sikur në dashuri po japin por nuk po marrin dhe do të ndihen disi të zënë rob. Në fund të javës hapet një bashkëpunim të rëndësishëm dhe hapet një partneritet.

Shigjetari – 3 yje

Marsi përballë shenjëës së tyre në Binjak i ka futur në një konflikt antagonist në marrëdhënie pune ose në çift. Do kenë punë pas datës 17 dhe aty do të ndihen mirë, të qetë, do ngrihet rroga ose do kenë një njohje të mirë erotike në punë ose një marrëdhënie të mirë në punë që do t’u japë shumë shanse të jenë të gëzuar.

Bricjapi – 4 yje

Një shenjë Toke e cila megjithëse fillimin e javës do ta ketë problematike në shtëpi, në familje, debate,  probleme, çështje ligjore, pasuri ose me të afërmit nuk do ndihen qetë dhe komodë, fundi  i javës, Afërdita në Dem do t’i japë shumë qetësi, dashuri, marrëdhënie të mira, fejesa, martesa dhe stabilizim në fushën ekonomike.

Ujori – 4 yje

Java e parë e pranverës i ka bërë të gjithë me shumë yje. Ujorët do kenë një çështje ekonomike të shpejtë, me disa shpenzime të papritura në fillimin e javës por pastaj do bëhen me pasuri, do blejnë një shtëpi, një pronë, do fillojnë një bashkëjetesë dhe do ndërrojnë partner për mirë.

Peshqit – 3 yje

Neptuni në shenjën e tyre është shumë i bukur por i bën akoma më të mjegullta marrëdhëniet. Marsi në Binjak i kundërshton disi, sidomos në çështje shëndeti, familje e pune dhe duhet të kenë kujdes me dokumentacionet me shtetin. Pas datës 17, me Afërditën në Dem marrin shpresë, stabilitet, ndihen këndshëm dhe mund të gjejnë një fat të mirë për ata që s’e kanë gjetur.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF