KreuStil Jetese

Shakira shpërthen në lot në Nju-Jork! Arsyeja?

Shakira shpërthen në lot në Nju-Jork! Arsyeja?

Gjatë ditëve të fundit Shakira ka qenë në Nju Jork, ku ka marrë pjesë në ‘The Tonight Show Starring Jimmy Fallon’ dhe më pas ka shijuar disa ditë pushimi. Këngëtarja e njohur ka dalë për pazar në “Big Apple”, megjithatë paparacët e kanë kapur në një dyqan ku është parë duke qarë.

Edhe pse ajo u përpoq të mbulonte fytyrën e saj për të mos u dalluar, disa foto u morën dhe u shpërndanë me shpejtësi në mediat online. Artistja e famshme i çoi fëmijët e saj të vegjël Sasha dhe Milan në Times Square dhe më pas shkoi në dyqanin e çokollatës M&M’s, ku dy djemtë dukeshin të lumtur duke zgjedhur ëmbëlsirat e tyre.

Ndërsa fëmijët e saj po jetonin të lumtur në një ëndërr, nëna e tyre shpërtheu në lot dhe madje u përpoq të mbulohej, në mënyrë që fotografët të mos mund ta fotografonin. Shakira u pa teksa fliste me një grua tjetër dhe, sapo biseda e tyre mbaroi, ajo shpërtheu në lot.

Më vonë ajo mori pjesë në një lojë NHL, ku pozoi për një foto me prezantuesin televiziv Carson Daly, duke ndezur thashethemet për një lidhje të mundshme. Ylli kolumbian po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes nga ish-qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique vitin e kaluar.

Pamjet e saj duke qarë kanë shkaktuar shqetësim te fansat e saj. Edhe pse ajo performoi ‘Bzrp Music Sessions, Vol. 53’ me Bizarrap live për herë të parë në ‘The Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon’ dhe foli për mbrojtjen e grave gjatë intervistës, duket se jo gjithçka është mirë. Nëse kjo ka të bëjë me Pique apo jo, vetëm Shakira dhe ndoshta gruaja me të cilën po fliste e dinë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF