KreuStil Jetese

VIDEO/ Gjesti i Hailey Bieber në festën pas Oscars ndez thashethemet për një shtatzëni!

VIDEO/ Gjesti i Hailey Bieber në festën pas Oscars ndez thashethemet

Hailey Bieber mori pjesë në Oscars Afterparty të mbajtur nga Vanity Fair. Ajo kishte zgjedhur që në këtë event të vishte një fustan të zi të gjatë, me të cilin dukej tejet elegante. Sigurisht ajo ishte pa bashkëshortin, pasi Justin aktualisht është duke pushuar për shkak të një krize të rëndë të shëndetit mendor.

Ajo që nuk ishte plotësisht e qartë është nëse Hailey mori pjesë “vetëm”, pasi teksa po pozonte për kamerat, ajo preku disa herë barkun, sikur donte të lajmëronte diçka? Dhe pas veprimit të saj të menjëhershme ishin spekulimet nëse modelja eshtë shtatzënë?

ELA CHEGOU! Hailey Bieber no red carpet da after-party do #Oscars promovida pela Vanity Fair em Hollywood, Califórnia. (12/03) pic.twitter.com/Ccpa8e7jA4

Ndërkohë që mund të jetë një rastësi, ajo mund të ketë qenë edhe duke u përpjekur të sinjalizojë se një fëmijë është duke ardhur në jetë. Sido që të jetë, na mbetet të presim një reagim nga vetë Hailey që do të konfirmojë nëse kjo është e vërtetë apo jo.

Pak muaj më parë Hailey Bieber i mohoi aludimet për një shtatzëni të mundshme teksa mori pjesë në MET Gala me Justin në shtator të vitit 2022. Edhe atëherë këngëtarja u pa duke prekur barkun e saj ndërsa po bënin foto. Pak çaste më vonë, Hailey tërhoqi dorën e burrit të saj duke dhuruar një buzëqeshje të sikletshme. Thashethemet për një shtatzëni kishin qarkulluar shumë përpara këtij gjesti, megjithatë ato u hodhën poshtë shpejt nga modelja.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF