KreuStil Jetese

Butrinti i dërgon ftesë Jorit, si reagoi Kiara dhe Luizi!

Butrinti i dërgon ftesë Jorit, si reagoi Kiara dhe Luizi!

Rubrika më e re në “Big Brother VIP” është “Big Love”, ku banorët marrin mesazhet e fansave të tyre. E njëjta gjë ndodhi edhe sot, ku teksa ishin ulur në living kanë lexuar të gjitha mesazhet e shfaqura në ekranin e shtëpisë, më pikanti prej tyre rezultoi të ishte nga Kosova e pikërisht nga Butrint Imeri për Jorin.

 “Një bukuroshe si ti… Mirë se të vish në Kosovë. B….. Imeri Ks”, ka qenë mesazhi që është shfaqur në ekran dhe Olta Gixhari menjëherë reagoi duke thirrur me të madhe emrin e këngëtarit.

Për disa sekonda, në shtëpinë e famshme ra heshtja, teksa në fytyrën e Kiarës e Luizit u vu re një lloj sikleti. Butrinti është bërë dashje padashje pjesë e BBV për shkak të historisë së dashurisë me Kiarën. Ndërkohë që tani vëmendja e tij duket të jetë për Jorin, ose është e gjitha thjesht një lojë e tij.

Moderatorja rrëfëu disa kohë më parë se kishte pasur shumë dashuri në atë lidhje të saj, të cilën e përshkroi në fakt si “dashurinë e saj të parë”. “Hera e parë që kam ndjerë për dikë. Kam pasur një presion shumë të madh se isha vetëm 20 vjeçe. Përflitej në media, ziheshim dilte në media. E kam njohur në punë, në atë kohë bëja intervista. Ishim moshatare. Ai ishte në qendër të vëmendjes dhe me këtë me prishte shumë punë. Nuk kam dashur që lidhja jonë të shfaqej në publik. Më mundonte kjo gjë. Kur ti ndien vërtet për një njeri nuk të bëhet qejfi se u bë publike se të dhëmb në shpirt. Se thua “Obobo pse u zura, për një lajm për një portal.”, ishte rrëfimi i saj.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF