KreuStil Jetese

Efit, dhuratën më të bukur të ditëlindjes ia bëri Flori Mumajesi!

Efit, dhuratën më të bukur të ditëlindjes ia bëri

Efi festoi një ditë më parë 27 vjetorin, e për këtë organizoi një festë të madhe me miq e personazhe publike. Ajo vetë e cilësoi këtë si ditëlindjen e saj më të bukur, teksa ka marrë ka marrë edhe dhuratën më të veçantë: një këngë.

Bëhet fjalë për një “remake” të këngës “Mbaroj për ty” të Flori Mumajesit të cilën Efi e kishte kënduar në Big Brother. Kjo ishte një surprizë vërtet mjaft e bukur për të. Kënga e përgatitur me videoklip është përshtatur me tekst për ish banoren e BBV dhe këndohet nga miqtë e saj, ndërsa Flori që ka regjistruar këngën, vetë këndon refrenin.

Efi (@efi.dhedhes) • Instagram photos and videos

E prekur, Efi e publikoi këngën në profilin e saj në Instagram, ku mori urime te shumta dhe pelqime nga ndjekësit, radhët e të cilëve ia ka shtuar ndjeshëm prej pjesëmarrjes në BBVA.

Efi Dhedhes, ish pjesëmarrëse e Perputhen, u kthye në njërën prej figurave më të pëlqyera të “Big Brother Vip”. Ajo ra në sy për karakterin e saj dhe përballjet e zjarrta që krijonin shoë. Pas daljes nga Big Brother popullariteti i saj u rrit ndjeshëm edhe në rrjetet sociale, duke i kaluar 100 mijë ndjekësit brenda një nate.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF