KreuStil Jetese

20 mijë ndjekës në vetëm 24 orë: Fituesit të “BB Canada” i rriten frikshëm ndjekësit pasi mbështeti Luizin!

20 mijë ndjekës në vetëm 24 orë: Fituesit të

Por për befasinë e të gjithëve Luizi këtë të mërkurë mori mbështetjen edhe nga fituesi i “Big Brother Canada, Klevin Jocobs. Ai publikoi disa ‘story’ në rrjetin e tij social Instagram duke ndarë si fillim një foto të Luizit teksa tregoi dashurinë e tij për të, dhe më pas edhe video ku thekson që fansat e Luizit janë të mrekullueshëm. Ai shprehet se fituesi i “Big Brother Albania” do të jetë ‘luani Luiz’.

Pas këtij veprimi atij i ka ndodhur e papritura në rrjetin e tij social Instagram, nga 10.6 K në më pak se 24 orë ka arritur 29.7 K. Pra i janë shtuar plot 20 mijë ndjekës pas mbështetjes që i bëri Luizit. Mbështetja që kanë fansat e për Luizin i ka kaluar çdo pritshmëri duke u kthyer pa frikë në një fenomen. Vetëm numri i ndjekësve që ai ka arritur në Instagram është frikshëm, pasi nga një llogari me 0 followers, ai arriti të shkojë 615 K.

Reagimi i Klevin Jocobs erdhi pasi Luizi e ka përmendi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” si një nga strategët që ai është frymëzuar nga loja e tij. Kevin Jacobs, 28 vjeç, fitoi sezonin e 10-të të Big Brother Canada më 5 maj, duke mposhtur 15 konkurrentë të tjerë për të marrë çmimin prej 100,000 dollarë.

Jacobs ishte një konkurrent veçanërisht i fortë duke shkëlqyer  si në aspektin social ashtu edhe në atë politik. Në finalen e madhe Jacobs fitoi për shkak të krijimit të marrëdhënieve të tij të vërteta por edhe për manovrimin e tij strategjik. Fansat e rastësishëm dhe komentuesit profesionistë e përshkruan atë si një nga fituesit më argëtues dhe më të merituar ndonjëherë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF