11.5 C
Tirana
E hënë, 20 Mars, 2023
spot_img

E teproi me photoshop-in në Oscars, fansat kryqëzojnë Naomi Campbell-in!

Ndonëse duket jashtëzakonisht mirë, Naomi Campbell 52 vjecare  sërish ka ndjerë dëshirën t`i përmirësonte fotot e saj në ceremoninë e cmimeve Oscar. Fansave nuk u pëlqeu aspak rezultati I ndërhyrjes me Photoshop, që sipas tyre ishte e tepruar dhe e panevojshme.

Fotot e modeles të postuara në Instagram ishin shumë të ndryshme nga imazhet e bëra në tapetin e kuq. Në imazhe duket se koka dhe hunda e Campbell-it janë shumë më të vogla dhe joproporcionale me pjesën tjetër të trupit të saj.

Ngjyra e lëkurës po kështu është dukshëm më e zbardhur. Ndjekësit  menjëherë kanë reaguar, duke u shprehur se Naomi është vetë perfekte por thjesht duhet të pranojë qe po plaket. “Zoti na ndihmoftë nëse edhe Naomi mendon se ka nevojë për këtë. Ajo është e përsosur siç është. Nuk nevojiten modifikime,”-komentoi një prej tyre. “Ajo nuk dëshiron të pranojë faktin që po plaket dhe kjo është normale”,-shtoi një tjetër.

PARIS, FRANCE – SEPTEMBER 29: Naomi Campbell walks the runway during the Balmain Ready to Wear Spring/Summer 2022 fashion show as part of the Paris Fashion Week on September 29, 2021 in Paris, France. (Photo by Victor VIRGILE/Gamma-Rapho via Getty Images)

Naomi Campbell konsiderohet një nga modelet më të kërkuara për katër dekadat e fundit, e vazhdon të dominojë pasarelat e të pushtojë kopertinat e revistave kryesore të modës.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit