KreuStil Jetese

Ndalohet muzika në Instagram e Facebook? Meta nuk rinovon marrëveshjen me Siae!

Ndalohet muzika në Instagram e Facebook? Meta nuk rinovon marrëveshjen

Një zëdhënës i kompanisë “Meta” ka njoftuar se fatkeqësisht nuk ishin në gjendje të rinovonin marrëveshjen e licencimit me Siae. Mbrojtja e të drejtave të autorit të kompozitorëve dhe artistëve është prioritet për ne dhe për këtë, duke filluar nga sot do të fillojmë procedurën për heqjen e këngëve nga repertori Siae në bibliotekën tonë muzikore. Ne besojmë se është një vlerë për të gjithë industrinë e muzikës që t’i lejojë njerëzit të ndajnë dhe të lidhen në platformat tona duke përdorur muzikën që ata duan. Ne kemi marrëveshje licencimi në mbi 150 vende të botës, do të vazhdojmë të përpiqemi të arrijmë një marrëveshje me Siae që të kënaqë të gjitha palët”.

Ndërkohë SIAE ka reaguar dhe ka theksuar se “Meta bëri një zgjedhje të pakuptueshme dhe të njëanshme”,Vendimi do të ketë ndikim në Facebook dhe Instagram. Në Facebook, përmbajtja që nuk është më e disponueshme do të bllokohet, ndërsa në Instagram, përmbajtja do të mbyllet në heshtje, përveç nëse përdoruesit vendosin të zëvendësojnë audion duke zgjedhur një pjesë audio të disponueshme në katalog. Këngët që nuk bëjnë pjesë në repertorin e SIAE në fakt do të vazhdojnë të jenë të disponueshme në bibliotekën muzikore Meta”.

 “Vendimi i njëanshëm i Metës për të përjashtuar repertorin e Siae nga biblioteka e saj, lë të hutuar autorët dhe botuesit. Ky vendim është i habitshëm duke pasur parasysh negociatat në vazhdim dhe në çdo rast disponueshmërinë e plotë të Siae për të nënshkruar licencën për përdorimin korrekt të përmbajtjeve të mbrojtura në kushte transparente”, thuhej më tej.

Kujtojmë që gjiganti amerikan njoftoi gjithashtu pak ditë më parë se duhej të zbatonte një tjetër shkurtim prej 10 000 punonjësish dhe se integrimi i NFT-ve do të hiqet nga Facebook dhe Instagram. “Ne po reduktojmë mbështetjen për koleksionet digjitale (NFT) për t’u fokusuar në mënyra të tjera se si mund të ndihmojmë krijuesit, njerëzit dhe bizneset. Ne kemi mësuar shumë gjatë muajve të fundit dhe duam të krijojmë mundësi të reja për njerëzit dhe bizneset në aplikacionet tona, si tani ashtu edhe në metaverse”, shkroi në Twitter nga Stephane Kasriel, shefi i Tregtisë dhe Teknologjive Financiare të Meta.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF