KreuStil Jetese

Ben Affleck përgjigjet pas raportimeve se fajësonte ish-gruan për problemet me alkoolin!

Ben Affleck përgjigjet pas raportimeve se fajësonte ish-gruan për

Ben Affleck ka dhënë një intervistë këtë të enjte për “The Hollywood Reporter” dhe ka sqaruar deklaratat e tij të keqinterpretuara se ai fajësonte ish-gruan, aktoren Jennifer Garner, për problemet që ai kishte me alkoolin. Ai përmendi se është bërë “shumë i kujdesshëm” me shtypin, pas asaj interviste me Howard Stern në dhjetor 2021. Ben Affleck ka theksuar se ai kurrë nuk kishte ndërmend të fajësonte ish-partneren e tij Jennifer Garner për problemet e tij me alkoolizmin.

Çifti njoftoi se do të divorcoheshin në vitin 2015, por ndarja e tyre u finalizua zyrtarisht tre vjet më vonë. “Një pjesë e arsyes pse fillova të pija ishte sepse isha i bllokuar”, i ka thënë Affleck Howard Stern. Megjithatë, aktori i famshëm theksoi se ai ishte përgjegjës për sjelljen e tij. “Unë i shoh këto gjëra si mina tokësore, ku nëse thua një gjë të gabuar, karriera jote mund të përfundojë”, tha ai për The Hollywood Reporter.

“Kam patur një përvojë vërtet të dhimbshme ku bëra një intervistë ku isha vërtet i pambrojtur, dhe mora diçka që jo vetëm që nuk ishte e drejtë, por ishte në fakt e kundërta e asaj që doja të thosha. Për të qenë i qartë, sjellja ime është tërësisht përgjegjësia ime dhe jo e gruas sime”, tha ai.

“Ajo që po përpiqesha të bëja ishte e trishtueshme. Ne e donim njëri-tjetrin. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin. Ne kemi respekt për njëri-tjetrin”, tha Affleck në intervistën e re. Së fundmi aktori i Gone Girl mori pjesë në ceremoni me bashkëshorten e tij Jennifer Lopez, e cila po jepte një çmim. Megjithatë, mbrëmja nuk shkoi ashtu siç e kishte planifikuar, pasi disa foto u shpërndan ku dukej se aktori nuk po kalonte mirë.

Por fituesi i Oscar i mohoi këto aludime, “Kam kaluar një kohë të mirë në Grammy. Gruaja ime po shkonte dhe mendova, ‘Epo, do të ketë muzikë të mirë. Mund të jetë argëtuese .’ Në shfaqjet e çmimeve të filmave, janë fjalime. Por mendova se kjo do të ishte argëtuese.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF