KreuStil Jetese

Calvin Klein nuk e do, Kendall Jenner bëhet “me zor” trashëgimtare e Kate Moss! 

Calvin Klein nuk e do, Kendall Jenner bëhet “me zor”

Kendall Jenner shfaqet sërish si “testimonial” e fushatës publicitare të Calvin Kelvin. Pavarësisht “jo-së” së stilistit, është ajo trashëgimtarja morale e legjendares Kate Moss që u fotografua në vitet 90` me mbathjet e famshme me fashën e trashë të llastikut.  

Me pamjen ujë e sapun dhe fotot bardh e zi ndërsa pjesën e sipërme të zhveshur që e mbulon me krahë, Kendall u vendos përpara objektivit të fotografëve Mert Alas e Marcus Piggott. Pervec modeles, në fushatën e pranverës 2023 të Calvin Klein ka edhe një kast të tërë yjesh ndërkombëtarë: JENNIE, FKA Twigs, Michael B.Jordan dhe Aron Taylor-Johnson.

 

Ndikimi i fushatëve të mëparshme të Calvin Klein ka qenë i jashtëzakonshëm, duke kushtëzuar estetikën e viteve 90`, e duke ndryshuar këndvështrimin e  shumë shtëpive të tjera të modës. Stili i tij minimalist, i pastër e i thjeshtë, me veshje komode e modele të dobëta u përhap me shpejtësi.  

Simbol i asaj fushate revolucionare u bë pikërisht Kate Moss, asokohe “kockë e lëkurë”, me flokët e drejtë të lëshuar, fytyrën e palyer dhe gjoksin e vogël, ajo përfaqësonte tipin e femrës me pamje asdoleshenteje të cilën Klein preferonte t`i vishte me mbante të mëdha e xhinse të gjera. Një imazh femëruar i seksualizuar megjithatë, që shkaktoi dhe shumë polemika e madje tërhoqi edhe akuza për pedopornografi.  

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF