KreuStil Jetese

Qetsori hedh akuza për Oltën: “Jam burrë i martuar, ajo më flet me shenja”!

Qetsori hedh akuza për Oltën: “Jam burrë i martuar, ajo

Qetsori u konsiderua që në fillim të hyrjes së tij në “Big Brother VIP” si një pretendent i fortë për fitore, për shkak të eksperiencës së tij të mëparshme në këtë format. Ai hyri me ide të qarta dhe u pozicionua pranë Oltës, por gjatë bisedës së fundit me Luizin dhe Armaldon, befasoi me pohimet e bëra.

“Olta ka dashur të flas me shenja me mua. Këndet e kamerave kapin proçese të ndryshme. Unë jam burrë me 3 kalamaj, me grua fisnike. Asaj i lashë mundësinë për t`u sjellë sikur më ka nën joshje. Do ta shoh, kur t’i vijë momenti do ta bëj qepaze. Nuk kursej askënd unë këtu nga ju. As nga të mijët , as nga ju. Fare.”, ishin fjalët e tij.

Në fakt, duket se raporti që Olta ka pasur me Qetsorin dhe Nitën, duket se është prishur. Aktorja u shpreh se kërkon të arrijë majën, ndërkohë që ata merren me të.Por Qetsori ia ktheu se ‘majat’ e saj janë të ulëta.

Qetsori: Majat e tua janë të ulëta, janë poshtë shumë.

Olta: Do dalim në nominim dhe bashkë, aty do i shikojmë majat.

Qetsori: E provove ti të më fusje aty te tualeti, për nominim.

Olta: Ça të bëjmë, kështu i mendojmë gjërat, jemi të përgatitur.

Qetsori: Kush i bën gropën shokut, bie vetë brenda.

Olta: Te gropa ime kam hyrë me qejf unë, po ju që hyni në gropat që ju hapin të tjerët.

Nita: Nuk ke si e mbron veten ndryshe, të dhemb e vërteta.

Olta debaton me Nitën dhe Qetsorin: Ku ta gjej të merreni me mua! – Big Brother Albania Vip 2 – YouTube

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF