KreuStil Jetese

Tifoz i Luizit; Fituesi i “Big Brother” Kanada niset drejt Shqipërisë!

Tifoz i Luizit; Fituesi i “Big Brother” Kanada niset drejt

Tre banorët Armaldo, Luizi dhe Kristi janë në nominim pasi thyen rregullat e “Big Brother VIP”, duke u futur më shumë se një person në ambientet e tualetit. Luizi tregoi se e gjithë kjo ishte një lojë e tij e mirë menduar dhe se ishte inspiruar nga konkurrenti i “Big Brother” në Kanada.

Fansat e shumtë të Luizit filluan kërkimet për fituesin e “Big Borther” Kanada, Kevin Jacobs, dhe ky i fundit më pas bëri disa reagime në rrjetin social Instagram duke shprehur hapur mbështetjen e tij për Luizin.

Kevin e cilësoi Luizin fituesin absolut të këtij edicioni, ndërsa ndjekësit e tij u rritën me rreth 25 mijë. Por mesa duket mbështetja e tij nuk do të jetë vetëm nga Instagram në këtë rrugëtim, por ai ka vendosur të udhëtojë për në Shqipëri dhe të japë një intervistë mesa duket për Top Channel.

“Po vij në Shqipëri, shihemi në Top Channel”, ka shkruar Kevin në një video të publikuar në TikTok ku shihet në aeroport dhe më pas duke udhëtuar në avion.

#teamluiz #luizejlli #meluizin #bigbrotheralbaniavip #canada?? #albania??

Na mbetet të presim mbrëmjen e së shtunës nëse Luizi do të informohet që fituesi i “Big Brother” Kanada ka udhëtuar drejt Shqipërisë vetëm për të.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF