KreuStil Jetese

Diola sulmon Kiarën: “Është njeri mosmirënjohës”!

Diola sulmon Kiarën: “Është njeri

Diola Dosti dha në emisionin ‘Glamour Zone’ opinionin e saj për disa nga banorët me të cilët ndau shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo foli ndër të tjera për marrëdhënien e Luizit me Kiarën, duke mos mohuar se mes tyre ka ndjenjë por shtoi se gjërat brenda shtëpisë janë shume ndryshe.

Gjatë intervistës ajo e quajti Maestro Armaldo Kllogjerin provokues të ulët dhe pa karakter, duke zbuluar disa prapaskena të banorëve të Big Brother VIP. Edhe pse është treguar e kujdesshme dhe nuk ka bërë pohime me zë të lartë, nuk kanë munguar rastet kur Diolës i ka mbetur hatri me banorë të tjerë, dhe për herë të parë bëri emra konkretë.

Ester Bylyku: Cili nga banorët është më mosmirënjohësi?

Diola Dosti: Do thoja Kiara. Kur ajo ishte sëmurë me mesin unë e kam parë si vajzën time, kujdesesha shumë për të. Përgatisja çdo vakt të shëndetshëm dhe kur Arbana e pyeti se cili nga banorët ka treguar kujdes të veçantë për të, ajo nuk më përmendi. U zhgënjeva të them të drejtën. Por ndoshta e ka patur nga emocionet.

Në vijim Diola Dosti i bëri një kamere të fshehtë Bledi Manes, të cilit i tha se ka bërë aksident dhe po humbte ndjenjat.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF