KreuStil Jetese

FOTO/ Format trupore të Jennifer Lopez ‘çmendin’ ndjekësit!

FOTO/ Format trupore të Jennifer Lopez ‘çmendin’

Jennifer Lopez jo vetëm që është një nga artistet më të dëgjuara me një karrierë të suksesshme muzikore, por ajo është edhe një aktore e pëlqyer në Hollyëood. Kjo është arsyeja pse, duke patur parasysh angazhimet që ajo ka, është e habitshme ta shohësh atë në formë spektakolare. Në fakt, një nga publikimet e saj të fundit tregon se në moshën 53-vjeçare ajo ka një formë trupore fantastike që ka lënë pa fjalë shumë njerëz.

Në Instagram mund të shihni vazhdimisht progresin fizik të këngëtares amerikane. Dhe pikërisht falë këtij rrjeti social është bërë e qartë se Jennifer Lopez nuk e ka problem të ndajë foto ku dukshëm duken format e saj trupore.

Me synimin për të promovuar këpucët Revolve, aktorja dhe këngëtarja ka pozuar me fustane dhe artikuj të ndryshëm nga koleksioni. Megjithatë, fotografia e pestë është më e habitshme. Në të, Lopez shfaqet me një fustan të zi të gjatë që ia mbulon pjesën e sipërme të bustit dhe teksa i arrin belit, kthehet në një veshje transparente, duke i lënë të duken këmbët.

Në moshën 53-vjeçare, ylli i filmave si ‘Marry Me’ dhe ‘Wall Street Swindlers’ është në formë të shkëlqyer dhe muskujt e këmbëve i tregojnë një figurë të lakmueshme. “WoW” apo “Ato këmbët…” janë vetëm disa nga komentet që mund të lexohen poshtë postimit.

Nuk është hera e parë në vitin 2023 që artistja merr komplimente të panumërta për trupin e saj. Vetëm pak javë më parë, ajo ndau një sërë imazhesh duke promovuar markën Intimissimi, në të cilat u shfaq edhe njëherë në formë të pabesueshme.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF