Ende pa nisur, raporti që Keisi krijoi me Kristin brenda shtëpisë së BBV, mori fund. Modelja ka preferuar as të mos e quajë një lidhje të vërtetë, duke e lënë në suazën e pëlqimit, por jo të dickaje serioze.

Vetë fjalët e saj në momentin që ben të ditur vendimin e marrë, për të cilin thotë se ka folur edhe me Kristin, kuptohet qartë që një ndikim të fortë në këtë mes e ka pasur hyrja e të atit, Sabianit në program. Këngëtari qe shprehur qartazi kundër kësaj lidhjeje në kohën kur ishte jashtë.

“Ne na erdhën shumë gjëra që mua më mbytën. Për mua është dicka shumë e madhe deri diku ti thyesh besimin babait, okej unë e kalova, nuk ia fal vetes se ndihem keq, e nxora me kokën lart, ai ka besim te unë…”, tha ndër të tjera Keisi.

Ndërkohë që Kristit i ka treguar se mes tyre ka vetëm një pëlqim dhe imponimi i të tjerëve e ka trembur.