KreuStil Jetese

Sharon Stone humbet gjysmën e pasurisë pas falimentimit të bankës “Silicon Valley”!

Sharon Stone humbet gjysmën e pasurisë pas falimentimit të

Sharon Stone bëri disa pohime shumë më personale për audiencën e pranishme në ceremoninë e Fondacionit të Kërkimit për kancerin tek gratë. Aktorja rrëfeu telashin e vet më të fundit: Ajo humbi gjysmën e pasurisë së saj në kolapsin e bankës Silicon Valley këto ditë.

“E di që duhet të punosh për të kuptuar se menaxhimi i parave është i vështirë. Unë jam teknikisht një idiote, por mund të të shkruaj një çek. Dhe tani e di se çfarë po ndodh. Sapo humba gjysmën e parave të mia në këtë bankë dhe kjo nuk do të thotë që nuk do të vija këtu.”

Pjesëmarrja e saj në mbledhjen e fondeve vjen pas vdekjes së vëllait, Patrick Stone në moshën 57-vjeçare nga një sëmundje e zemrës. “Vëllai im sapo vdiq dhe kjo nuk do të thotë se nuk do të isha këtu. Nuk është një kohë e lehtë për asnjërin prej nesh. Është një kohë e vështirë për të gjithë botën, por po ju them, nuk lejoj asnjë politikan të më thotë çfarë mundem dhe çfarë nuk mund të bëj. Ndaj ngrihuni. Ngrihuni dhe tregoni sa vleni. Unë ju sfidoj. Ky është guxim”, tha aktorja.

Ajo kujtoi më tej periudhën kur luftoi me kancerin e gjirit. Për fat të mirë, tumori ishte beninj, por yllit hollivudian iu desh t’i nënshtrohej një operacioni rindërtues në 2001.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF