KreuFashion

Shuhet aktori i “The Wire” në moshën 60-vjeçare!

Shuhet aktori i “The Wire” në moshën 60-vjeçare!

Lance Reddick, i njohur më së shumti për rolet e tij në “The Wire”, “Fringe” dhe “John Wick”, ka vdekur në moshën 60-vjeçare.  Reddick ndërroi jetë të premten në mëngjes, tha publicistja e tij Mia Hansen në një deklaratë, duke ia atribuar vdekjen e tij shkaqeve natyrore. Lance do të na mungojë shumë. Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes së tij në këtë moment.

Reddick shpesh vihej në role me një kostum ose një uniformë të pastër, duke luajtur burra të dalluar për elegancën e tyre. Ai ishte më i njohur për rolin e tij si nënkoloneli Cedric Daniels në serialin hit të HBO-së “The Wire”, ku personazhi i tij ishte i bllokuar në politikën e rrëmujshme të departamentit të policisë në Baltimore.

“Unë jam një artist në zemër. Ndjej se jam shumë i mirë në atë që bëj. Kur shkova në shkollën e dramës, e dija se isha të paktën po aq i talentuar sa studentët e tjerë, por duke qenë se isha një zezak dhe nuk isha i bukur, e dija se do të më duhej shumë punë” tha ai për Los Angeles Times në 2009.

Reddick luajti gjithashtu në serialin e Foksit “Fringe” si agjenti special Phillip Broyles, Mattheë Abaddon i veshur elegant në “Lost” dhe luajti portierin shumë të aftë të Hotel Continental Charon në filmat “John Ëick”, duke përfshirë edhe pjesën e katërt që është planifikuar të dalë më 24 mars.

Ai fitoi një nominim për çmimin SAG në 2021 së bashku me anëtarët e tjerë të kastit për rolin e tij në filmin “One Night in Miami”. Reddick luajti role të përsëritura në “Intelligence” dhe “American Horror Story” dhe ishte në shfaqjen “Bosch”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF