KreuStil Jetese

SISOL shtëpia e modës që i kishte munguar Tiranës

SISOL shtëpia e modës që i kishte munguar Tiranës

“Sisol” është themeluar mbi parimin për të qenë i veçantë, por mbi të gjitha si një vend ku çdo klient i apasionuar pas modës gjen aty gjithçka që i përkëdhel dhe kënaq shijen. Në këtë oazë mode gjithsecili ka mundësi të prekë një përzgjedhje elitare markash me koleksionet e tyre më të fundit.

Në çdo brand, artikull, e koleksion drejtuesit e “Sisol” janë kujdesur që të pasqyrohet dëshira e secilit klient për të qenë unik dhe vetvetja. Në morinë e dyqaneve dhe butikëve të modës në Tiranë, termi ‘concept store’ ishte një copëz e munguar por fatmirësisht me dëshirën dhe grintën e drejtuesve të “Sisol”, metropoli shqiptar ngjan me çdo kryeqytet tjetër europian.

Tashmë klientëve nuk do t’u duhet të marrin avionin për të bërë ‘shooping’ jashtë Shqipërisë, pasi fjala e fundit e modës është shumë pranë tyre.

Misioni për të krijuar një dyqan konceptual elitar, për të përmbushur klientët shqiptarë me produktet dhe shërbimet më të mira duket se në vetëm pak muaj mori udhën e duhur. “Sisol” u themelua si një vend për të përmbushur nevojën e modës me markat më të mira kolegjiale për Ballkanin Perëndimor dhe të jetë një satelit i qyteteve elitare të modës.

Koncepti i dyqanit “Sisol” garanton veçantinë e produktit dhe përzgjedhjes së markës së tij, duke inovuar dhe kuruar vazhdimisht dizajnerët dhe markat më të mira në mbarë botën.

“Sisol” premton të sjellë asgjë tjetër përveç pjesëve më të kërkuara dhe autentike të çdo koleksioni për klientët.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF