KreuStil Jetese

Stresi fiton “Big Brother VIP” Kosova; Ish-partnerja ka një mesazh për të!

Stresi fiton “Big Brother VIP” Kosova; Ish-partnerja ka një

Mbrëmjen e kësaj të premte u mbajt finalja e madhe e “Big Brother VIP” në Kosovë, ku u shpall fitues Stres. Reperi, i cili ka qëndruar për 103 ditë në shtëpinë e famshme, doli fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist. Ai ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun.

Banorët e parë që u eliminuan nga gara ishin Mbresa Hajrullahu dhe Artan Thaçi, e në fund gara u zhvillua mes Stresit dhe Vedatit. Stresi ka marrë urime të shumta, ndër të cilëve ka tërhequr vëmendje ish-partnerja e tij Keisi.

 Me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ajo ka treguar se është krenare me arritjen e Stresit, “Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Krenare dhe e lumtur për ty”, teksa shihet se ka qënë duke ndjekur të gjithë finalen live.

Kujtojmë që Stresi e ka përmendur shumë herë Keisin brenda shtëpisë, madje është shprehur se dëshiron të rikthehet me të. Mbetet për t’u parë nëse pas daljes së tij nga shtëpia më e famshme në Kosovë ata do të rikthehen bashkë..

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF