KreuStil Jetese

“Almeda është në depresion..”, Tolgahan rrëfen periudhën e vështirë pas tërmetit!

“Almeda është në depresion..”, Tolgahan rrëfen

Modelja e njohur Almeda Abazi ndodhet në gjendje të vështirë pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi një muaj më parë. Këtë gjë e ka treguar bashkëshorti i modeles shqiptare Tolgahan Sayisman.

Sipas gazetës Habertürk, Tolgahan Sayışman ka deklaruar se do të shkojë në zonën e prekur nga tërmeti në javën e parë të Ramazanit. Aktori, i cili është president nderi i Shoqatës së Asistencës Sociale Address of Happiness, tha,

 “Unë do të jem në rajon në javën e parë të Ramazanit, shpresoj. Aktualisht, miqtë tanë po punojnë atje për nevoja. Ne të dy do t’i dorëzojmë dhe do të kemi iftar së bashku”, tha ai, teksa shtoi,

“Edhe nëse shpëtoj familjen dhe veten time, mendja ime do të jetë tek njerëzit që dua, tek ju. Shpresoj që të mos kemi më kurrë ditë kaq të këqija. Almeda është në depresion që nga tërmeti. Ajo dëshiron që unë të jem gjithmonë pranë. Nuk është e lehtë, shpresoj t’i kalojmë shpejt këto kohë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF