KreuStil Jetese

Ky është vendi më i lumtur në botë!

Ky është vendi më i lumtur në botë!

Finlanda ka kryesuar Raportin Botëror të Lumturisë për të gjashtën vit radhazi, ndjekur nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia. Kjo sipas Raportit të Lumturisë Botërore, i cili ka disa kritere për të përcaktuar lumturinë e një vendi si mbështetja sociale, të ardhurat, shëndeti, liria, bujaria dhe mungesa e korrupsionit.

Ky raport përdor të dhënat e sondazhit global për të raportuar se si njerëzit vlerësojnë jetën e tyre në më shumë se 150 vende në mbarë botën. Lituania është i vetmi vend i ri që renditet në njëzet vendet e para.

Ndërkohë Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy nga vendet më të pakënaqura në sondazh. Për sa i përket vendit tonë, Shqipëria renditet në vendin e 83.

Shumë para Shqipërisë janë vendet fqinje si Mali i zi, Greqia, por edhe Kosova e cila renditet në vendin e 34 shumë pranë Italisë dhe Spanjës. Ndërsa Maqedonia e Veriut renditet poshtë nesh dhe është e pozicionuar në vendin e 87.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF