KreuStil Jetese

Madonna ndan 5 rregullat strikte që duhet të ndjekin fëmijët e saj në shtëpi!

Madonna ndan 5 rregullat strikte që duhet të ndjekin fëmijët

Madonna zbuloi pesë rregullat e thjeshta që ajo kërkon që gjashtë fëmijët e saj të ndjekin në shtëpi. Këngëtarja e “Hung Up, 64 vjeçe”, i ndau këto rregulla në rrjetet e saj sociale me 18.9 milionë ndjekësit e saj. Rregullat e saj të shtëpisë bazohen në pozitivitin që ato përçojnë: buzëqeshje, të jesh i lumtur, të dëgjosh të tjerët, të flasësh me mirësi dhe të jesh i lumtur me atë që ke.

Në foto, ajo e mbante një tabelë ku shiheshin të shkruar rregullat, teksa ajo vështronte kamerën me një fytyrë serioze.  Këngëtarja, e cila thuhet se është në lidhje me trajnerin e boksit, Josh Popper, 29 vjeç, dukej komode me një bluzë dhe pantallona me motive lulesh.

Madonna ka gjashtë fëmijë, Lourdes Leon, Rocco Ritchie, David Banda, Stelle Ciccone, Mercy James dhe Estere Ciccone. Madonna njoftoi se do të realizonte në një turne botëror në janar. Turneu Celebration, i cili fillon në Vankuver të Kanadasë më 15 korrik, do të shohë legjendën e popit të performojë disa nga hitet më të mëdha nga e gjithë karriera e saj.

Ajo do të vizitojë gjithsej 35 qytete gjatë turneut të saj Celebration. Duke e ndarë lajmin në Instagram, Madonna thjesht i ka shkruar postimit: “Eja bashkohu në festë!”. Biletat dolën në shitje në janar, me data që përfshijnë shfaqje në Barcelonë, Paris dhe Stokholm.

Turneu i Madonna-s do të fillojë në Vankuver, Kanada, më 15 korrik dhe përfundon më 1 dhjetor në Ziggo Dome të Amsterdamit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF