KreuStil Jetese

Penelope Cruz, një Benjamin Button në jetën reale? Befason me pamjen e fundit!  

Penelope Cruz, një Benjamin Button në jetën reale? Befason me

Yjet e showbizit ndërkombëtar latin bëjnë bujë në çdo moshë. Shembulli I qartë I kësaj mbeten Jennifer Lopez dhe Salma Hayek, të cilat janë mbi 50 vjeç, por edhe Penelope Cruz, që në moshën 48-vjeçare duket përrallore. Ylli spanjoll ka befasuar me fizikun e përsosur në prezantimin e një dyqani kozmetik në Madrid.

Cruz dukej si një supermodele me një fustan me një korse të sipërme, të ngushtë në bel e me bustin e zbuluar. Aktorja I kishte nxjerrë në pah këmbët e saj të gjata e të tonifikuara në këtë event në kryeqytetin spanjoll. “Një Benjamin Button i vërtetë”, kanë shkruar fansat e saj, duke iu referuar personazhit të interpretuar nga Brad Pitt, i cili me kalimin e moshës bëhet më i ri. 

“Si duket ajo kaq e re?” 

“Ti nuk ke ndryshuar për 20 vjet!” 

“Me kalimin e viteve je gjithnjë e më e bukur”, i kanë thënë fansat në Instagram. 

Cruz është nënë e dy fëmijëve me Javier Bardem: një djali, Leonardo, 12 vjeç dhe një vajzë, Luna, 9 vjeç. “Jeta juaj ndryshon rrënjësisht pasi jeni bërë nënë, më shumë se me çdo projekt tjetër”, shprehet ajo Aktorja ka folur edhe në të kaluarën për këtë pjesë të jetës së saj: “Mendoja se performanca ime do të ishte më e mirë sa më shumë të vuaja. Por sapo u shfaqën fëmijët, vendosa të punoja më shumë me imagjinatën time dhe të merrja më pak nga jeta ime reale. Në të 20-at ose 30-at e mia, përpara se të bëhesha nënë, e shtrëngoja veten në përvoja personale traumatike. Tani, mendoj se kjo nuk prodhon domosdoshmërisht rezultatin më të mirë,” shpjegoi aktorja. 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF