KreuStil Jetese

Ilir Shaqiri konfirmon pjesëmarrjen në “L’isola dei famosi”, dhe zbulon detaje!

Ilir Shaqiri konfirmon pjesëmarrjen në “L’isola dei

Balerini i njohur Ilir Shaqiri do të marrë pjesë në programin e famshëm italian “L’isola dei famosi”, ku do të sfidojë veten në ishull me personazhet e njohur të ekranit italian, duke u përballur me sfida të ndryshme. Lajmi është konfirmuar nga vetë balerini gjatë një interviste të dhënë së fundmi për programin “Më prit në fundjavë”.

“Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“, u shpreh Iliri, duke zbuluar në këtë mënyre se dëshira e tij tashmë është konkretizuar.

Gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 1” ai tregoi se kishte marrëdhëniet shumë të mirë me ‘reality-showt’, jo vetëm se doli triumfues dhe fitoi 100 mijë euro, por edhe për lojën dhe inteligjencën e treguar.

Kujtojmë që më herët në programin “Dance” në televizionin Klan, ku Ilir Shaqiri ishte kryetar jurie, Alketa Vejsiu konfirmoi aludimet që qarkullonin prej kohësh. “Kam bindjen që ti Ilir Shaqiri do ta fitosh “L’isola dei famosi”, tha Alketa, duke zbuluar planet e balerinit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF