KreuStil Jetese

Gjen dashurinë në moshën 92-vjeçare; manjati amerikan do të martohet për herë të pestë: Do të jetë e fundit

Gjen dashurinë në moshën 92-vjeçare; manjati amerikan do

Manjati mediatik Rupert Murdoch ka njoftuar fejesën me partneren e tij Ann Lesley Smith, ish-oficere policie. Murdoch, 92 vjeç dhe Smith, 66 vjeçe, u takuan në shtator në një ngjarje në Kaliforni. Biznesmeni në një nga intervistat e tij për “New York Post”, tha, “Kisha frikë të dashurohesha, por e dija se kjo do të ishte e fundit. Uroj të jetë. Jam i lumtur”.

Ai u nda me gruan e katërt Jerry Hall vitin e kaluar. Murdoch shtoi se ai i propozoi Smith në ditën e Shën Patrikut, duke vënë në dukje se ai ishte kishte prejardhje nga Irlanda dhe kishte qenë “shumë nervoz”.

Bashkëshorti i ndjerë i Smith ishte Chester Smith, një këngëtar i kantri dhe ekzekutiv i radios dhe televizionit. “Për ne të dy është një dhuratë nga Zoti. Ne u takuam shtatorin e kaluar”, tha ajo për “New York Post”. “Unë jam një e ve prej 14 viteve. Ashtu si Rupert, burri im ishte një biznesmen. Kështu që unë flas gjuhën e Rupert. Ne ndajmë të njëjtat bindje”.

Murdoch, i cili ka gjashtë fëmijë nga tre martesat e tij të para, shtoi: Ne të dy po presim me padurim të kalojmë pjesën tjetër të jetës sonë së bashku.

Mësohet që dasma do të bëhet në fund të verës dhe çifti do të kalojë kohën mes Kalifornisë, Montanës, Nju-Jorkut dhe Britanisë së Madhe.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF