KreuStil Jetese

“Mediat po e keqpërdorin”, Kunati i Luizit sqaron pse hapën “GoFundMe”: Kur ai të dalë nga BBV

“Mediat po e keqpërdorin”, Kunati i Luizit sqaron pse

Hapja e një “GoFundMe” nga familjarët e Luiz Ejllit, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Lidhur me këtë situatë të krijuar mëngjesin e kësaj të marte kunati i këngëtarit, Sokol Tahiri, ka dhënë një interviste për “Wake Up”, ku zbuloi se përse është hapur “GoFundMe” në emër të Luizit.

Kunati i Luizit theksoi se një gjë e tillë ka qenë shumë e kërkuar nga fansat në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë. Me tej ai u shpreh se për momentin kjo llogari po menaxhohet nga motra dhe nëna e tij, por kur Luizi do të dalë nga BB VIP, do të vendosë ai çfarë do të bëjë me paratë.

“E shikoj më se të nevojshme dhe të domosdoshme për të sqaruar këtë gjë. E para është kërkuar nga fansat në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë për të hapur një gjë të tillë shumë kohë më përpara. Nuk është kërkuar nga familja në mënyrën më kategorike as për arsye ekonomike as për ndonjë arsye tjetër. Është thjesht kërkesë e fansave të tij”, tha Tahiri.

Gjatë bisedës ai tha se kjo nisë është keqpërdorur nga mediat, “E shikoj që disa media po e keqpërdorin këtë dëshirë kaq të madhe të fansave të tij, që e adhurojnë Luizin, për të kontribuar me vullnetin e lirë të tyre. Le ta sqarojmë, “GoFundMe” nuk është për arsye shëndetësore, financiare dhe asgjë tjetër. Thjesht në Amerikë është një nga ato llogaritë që është më transparente, që është emri, mbiemri, plotësisht e kontrolluar”.

I pyetur pse u zgjodh shuma prej 250 mijë dollarë, ai tha, “Duke parë kërkesat e mëdha, menduam se kjo mund të ishte diçka. Përderisa “GoFundMe” për ta hapur këtë ka numra nga kaq në aq, as nuk doja të ofendoja Luizin, as nuk doja të ofendoja as fansat. Menduam se kjo ishte diçka e arsyeshme”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF