KreuStil Jetese

Monika Lubonja rendit arsyet: “Përse BBV1 ishte më i mirë se BBV2”!

Monika Lubonja rendit arsyet: “Përse BBV1 ishte më i mirë

Është e pashmangshme që të bëhen krahasime mes edicionit të parë dhe të dytë të “Big Brother Vip Albania”. Mendimet janë të ndryshme, e pjesë e diskutimit është bërë së fundi edhe aktorja Monika Lubonja.

Ish banorja e “Big Brother Vip 1” arriti në atë edicion pothuajse në finale. Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ajo u pyet se cilin mendonte se ishte më mirë, “Big Brother Vip 1” apo “Big Brother Vip 2”, dhe dha përgjigjen e saj.

“Unë them 1-shi ishte shumë i bukur dhe me konkurrentë shumë të mirë.” Monika renditi edhe arsyet përse zgjedh edicionin e parë të formatit.

“Mendimi im është: “Big Brother Vip 1”, kishim konkurrencë, kishte shpërthime, po kishim edhe zënka, por mbi të gjitha kemi qenë më njerëzorë me njëri-tjetrin. Kishte mesazhe, kishte atmosferë, tregonim historitë tona nga jeta dhe puna jonë, kishte më shumë spektaklël. Dhe mbi të gjitha transmetonim tek publiku të qeshura dhe lojërat tona të pafundme. Pra jemi më të mirë, se më të mirë se ne nuk ka…”- shkroi Lubonja në Instagram-in e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF