KreuStil Jetese

Në ditën e saj të lindjes, Timo Flloko i dedikon disa vargje Vera Grabockës: Dashuria e jetës sime!

Në ditën e saj të lindjes, Timo Flloko i dedikon disa vargje Vera

Regjisorja e njohur Vera Grabocka feston sot ditën e saj të lindjes. Në këtë ditë të shënuar të shumta kanë qenë urimet për të, por më i veçanti është padyshim nga aktori Timo Flloko.

Edhe pse vitet ikin duket sikur koha ka ndalur për regjisoren e njohur. Në rrjetin e saj social Instagram Vera ka publikuar poezinë që aktori i ka dedikuar në këtë ditëlindje, fjalë të bukura zemre që vetëm një artist si Timo mund t’i thur..

Përkrah postimit Vera ka publikuar foto shumë të bukura krah Timos, një prej të cilave është bardhë e zi e realizuar vite më parë. Ndërkohë që ka ndarë me ndjekësit edhe një video ku shihen duke shkëmbyer një puthje..

 “21 Mars, ekuinoks Verës.
E dashur Ve(ne)ra,
reja u tret qiellit,
fryu era.
 
E shtrenjtë, këtë herë
mbërrij te ti,
përngaherë,
prej largësisë ekuivalente mes nesh,
në ditën baras me natën,
nga koha kur ishim aq larg
dhe po aq pafundësisht afër.

Largësisë dashuria humb,
nëse s’mbërrin në fund.  
 
Ekuinoks…
Mars.
Me kohën pas.
Gëzuar ditëlindjen, dashuria e jetës sime!”, shkruhej në postim.

A post shared by Vera Grabocka (@veragrabocka)

Regjisorja Vera Grabocka dhe aktori Timo Flloko janë një model frymëzimi për dashurinë që kanë për njëri tjetrin, një dashuri që i ka rezistuar viteve..

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF