KreuStil Jetese

Pique nuk “çan kokë” për Shakirën: Nuk do harxhoj para për të pastruar imazhin tim!

Pique nuk “çan kokë” për Shakirën: Nuk do

Pas muajsh të tërë heshtjeje, ish-futbollisti spanjoll Gerard Pique ka vendosur të flasë për ndarjen me Shakirën. Në një intervistë për mediat vendase ai rrëfeu se është mëse i vetëdijshëm për kritikat nga publiku dhe nuk e mohon aspak se është përgjegjësi kryesor për përfundimin e marrëdhënies familjare. Por la të kuptohet se e gjithë kjo nuk ka ndikuar mbi të aspak dhe nuk do të përpiqet të pastrojë imazhin e tij.

“Dua të jem i vërtetë me veten time. Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim. Njerëzit që kujdesen për mua dhe ata që dua janë ata që më njohin. Pjesa tjetër nuk më intereson. Unë harxhoj energjinë time për të qenë me të dashurit e mi dhe u jap atyre atë që kam. Jam shumë i lumtur. Edhe pse kanë ndodhur ndryshime në jetën time dhe kam ditur të ruaj lumturinë”, -tha ish-futbollisti.

Gjatë intervistës Pique është pyetur gjithashtu në lidhje me ndarjen por ka refuzuar të flasë për këtë temë.

“Nuk do të komentoj, nuk më pëlqen. Secili ka përgjegjësinë e tij, të përpiqet të bëjë më të mirën për fëmijët e tij,”-tha ai. Marrëdhënia mes Pique dhe Shakirës përfundoi mbas 12 vitesh, pas tradhëtisë së tij me Clara Chía Marti, dhe e gjithë kjo ndodhi, së bashku me këngët thujmbuese të Shakirës për të, ia cënuan ndjeshëm imazhin.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF